leoni

Paneli i Gjykatës së Apelit i refuzon kërkesat e disa personave që pretendojnë se janë viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka filluar seanca e radhës kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte

Në Gjykatën Speciale, në Hagë,  ka filluar seanca e radhës krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar për gjoja krime lufte. Në këtë seancë të mbyllur, sikur gati në të gjitha seancat paraprake  për publikun po dëshmon dëshmitari i 12-të i Prokurorisë. Dëshmia e dëshmitarit W04337 ka rifilluar mëngjesin e sotëm, Mbrojtja e Rexhep Selimit aktualisht është duke marrë në pyetje dëshmitarin”, thuhet në njoftimin e ZPS-së. Më 6 korrik, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar listën e 12 dëshmitarëve të tjerë që do të thirren në çështjen gjyqësore ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 28 qershor Prokuroria dorëzoi listën e 12 dëshmitarëve të tjerë që do të thirren në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë”, tha Angela  Griep. Në muajin prill ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Katër krerët e luftës së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, akuzohen për sikur thuhet “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …