leoni

Donika Shvarc

“Tigresha” prej letre stripi, lavdëron Amerikën, duke pretenduar të paraqitet proamerikane dhe ta armiqësojë me BE-në

Ministrja e Jashtme e Qeverisë-Kurti, zonja Shvarc,  shënoi edhe një skandal, kësaj radhe skandalin më të papritur dhe më obstruktiv të mundshëm. Ajo gjatë në një Forumi të mbajtur në  Dubrovnik, të Kroacisë,  ku ishin të pranishëm emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe  ai i BE-së, Miroslav Lajçak, ka folur për sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, BE-ja s’mund të ofrojë siguri për këtë rajon, pa përkrahjen e Amerikës dhe NATO-s. Sa i përket sigurisë, Gërvalla thotë se BE-ja është një “tigër prej letre” pa përkrahjen e Amerikës dhe NATO-s  nuk mund të ofrojë siguri.

Është e vështirë ta kuptosh se çka e shtyu këtë zonjë arrogante të bënte konstatime të tilla, nga pozita e saj, si përfaqësuese e një shteti që nuk heq fare në kandar sa i përket sigurisë, por që e ka  NATO-n brenda, garantuese të sigurisë, e cila ka oficerë e ushtarë nga shtetet më të mëdha dhe të fuqishme evropiane, pjesëtare të Bashkimit Evropian.

Pretendimet e saj për të treguar se cila është fuqia më e madhe në botë, madje duke bërë një krahasim krejt të papeshuar, duke injoruar me naivitet prej fëmije të papjekur, forcën e Bashkimit Evropian, tregon më së miri mungesën e pjekurisë politike dhe mungesën e emancipimit të përgjithshëm intelektual të saj.

Po e keqja më e madhe qëndron në faktin se ajo, pavarësisht sa e lavdëron Amerikën, Qeveria ku ajo është ministre  nuk ia përfillë propozimet, as autoritetin e Shteteve të Bashkuara  dhe e vë në pozitë të vështirë para aleatëve të saj.

Ishte pikërisht emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar i cili tha Amerika e  BE-ja, të gjitha sukseset  i kanë arritur në bashkëveprim. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …