Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas videos së publikuar të Vetëvendosjes, në të cilën u tha se opozita dikur kishte amnistuar kriminelët serbë. Përmes një postimi, Çitaku ka thënë se VV është në panik, dhe se tani po vazhdojnë me avazin e shpifjeve. Ajo shkruan se askush nuk ia ka amnistuar kriminelët, e sipas saj, ka qenë kryeministri Kurti ai i cili Oliver Ivanoviqin e ka lartësuar me dedikim të veçantë “LVV është në panik! Në vitin e tretë të qeverisjes, në mungesë të rezultateve, vazhdojnë me avazin e vjetër. Shpifin. Jo, askush nuk i ka amnestuar kriminelët që kanë vrarë në veri. Përkundrazi, Lideri i juaj përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës e ka lartësuar me dedikim të veçantë. Dekonstruktimi i videos së fundit propagandistike shpalosë vetëm një të vërtetë: Jeni në panik. Pa rezultate në qeverisje. Pa zgjidhje për asnjë problem. Pa aleat. Të vetmuar”, ka shkruar Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …