Deputeti i Kuvendit tç Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka komentuar, pajtimin në mes të Vetëvendosjes dhe Listës Serbe lidhur me ligjin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deputeti Berisha në një postim të tij ka deklaruar se ky koordinim, mes Listës Serbe dhe Vetëvendosjes është bërë për t’i lënë jashtë ligjit veteranët e UÇK-së. Anakronike, mashtrim apo realitet i hidhur, ka nënvizuar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pas zbardhjes së përgjimeve të Mimoza Kusarit me Igor Simiqin e Millan Radojçiqin, biseda këto për të cilat nuk kishte marrë leje nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj tha se Raporti i Progresit, reflekton në masë shthurjen e sistemit qeverisës të vendit dhe largimin nga integrimet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Raporti i Progresit, …