Rrustem Mustafa, Komandant i Zonës Operative të Llapit gjatë luftës ka paraqitur dëshmitë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin ndaj ish krerëve të UÇK-së. Në një seancë publike, Mustafa u pyet për një dokument nga Prokuroria ku jepen udhëzime si të veprohet me gazetarët, vëzhguesit dhe diplomatët, por ai tha se nuk i kujtohet dokumenti. Mirëpo sqaroi se personat në Zyrën për Informim me Publikun në zonën Operative të Llapit i ka caktuar vetë. Atij iu kërkua nga Prokuroria t’i thotë emrat e zyrtarëve. Reme tha se tre ose katër persona kam pasur në zyrën për informim publik. Ata ishin: Ismet Cakiqi, Lirak Çelaj, Hysen Fazliu dhe eprorët e lartë të zonës si shefi i Shtabit, zëvendësi i tij si dhe komandantët e brigadave, ka thënë Rrustem Mustafa. Prokurorja e pyeti edhe për Fatmir Humollin, si ndërlidhës në zonën e Llapit? Ai u përgjigj se z. Humolli më së paku është marrë me këtë çështje. Mund të jetë takuar apo të jetë caktuar, por unë s’paskam ditur asgjë. Rrustem Mustafa ditë më parë ishte ftuar për të dëshmuar në këtë gjykatë nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …