Parlamenti i Britanisë së Madhe ka reaguar ndaj kërcënimeve që kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq i ka bërë deputetes së këtij parlamenti, Alicia Kearns, duke thënë se kërcënimet që kanë për qëllim frikësimin e deputetëve janë të papranueshme. Ai madje ka kërkuar që të thirret ambasadori serb për të shpjeguar qëllimin e asaj deklarate. Deputeti britanik Anthony Mangnall gjatë një debati në Parlamentin e Britanisë së Madhe, lexoi deklaratën e kryetarit serb, Vuçiq, duke thënë se jo është deklaratë e papranueshme e një kreu të shtetit. Atij iu ka përgjigjur kryetari i dhomës në parlamentin britanik, Lindsay Hoyle, duke thënë se është parim themelor kushtetues që deputetët të mund të flasin lirshëm në seancat e kësaj Dhoma.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …