Në fund të kësaj pjese të dytë të përgjimeve, Sllavko Simic i lexon Kusari-Lilës edhe një letër që Milan Radojicic i ka dërguar asaj, për shkak të një deklarate të dhënë, ku Kusari-Lila kishte deklaruar se Lista Serbe kontrollohet nga PDK-ja. Radojicic siç e citon Sllavko Simic thotë se PDK-ja i ka shkaktuar më së shumti probleme në jetë dhe thotë se do të përballet me PDK-në sa të jetë gjallë. Radojicic, sipas letrës, thotë se PDK-ja asnjëherë në jetë s’mund t’i japë urdhra. Në ketë letër, gjithmonë siç dëgjohet në këtë përgjim, Radojicic shpreh indinjatën e tij me Mimoza Kusari-Lilën se i ka thënë disa gjëra në media disa gjëra që ka folur me Sllavko Simicin e të cilat do të duhej të “mbesin mes nesh”. Sipas mesazhit të cilin e lexon Simic, Radojicic përmend një komunikim direkt që ka pasur me Mimoza Kusari-Lilën, por i thotë se nuk e publikon meqë “është njeri në rend të parë”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …