Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se qeveria aktuale të Kosovës po i koordinon aktivitetet me bandat në veri të Kosovës përmes Listës Serbe, por i ka ndërprerë kontaktet e drejtpërdrejta me liderët e Kosovës Lindore. “Nga përgjimet e fundit faktohet se Qeveria Kurti koordinon dhe sinkronizon aktivitetet me bandat në Veri të Kosovës përmes Listës Serbe edhe me personin e shpallur Non-Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me kryetarët e komunave shqiptare nën Serbi kjo qeveri ka ndërprerë kontaktin e drejtpërdrejtë duke mirëpritur konspiracione dhe ngritur komplote antidemokratike nga këshilltari i izoluar i Kuvendit Komunal në Preshevë, kështu për të shkelur mbi vullnetin politik të shqiptarëve të Komunës së Preshevës, ku edhe rrezikohet destabilizimi i Luginës së Preshevës”. Të gjithë, e aq më shumë partnerët ndërkombëtarë e kanë kuptuar boshtin e politikës strategjike të kësaj Qeverie! Nuk e kuptoj dot, si arritëm nga ‘Jo-Negociata, Vetëvendosje’ në parimin e ‘Reciprocitetit’ e deri tek negociatat me Listën Serbe për politikat që tangojnë UÇK-në në Kuvendin e Republikës”. “Për Altarin e Lirisë nuk negociohet sot as kurrë, as me Milanin veç për 2-3 Minuta.
Kontrolloni gjithashtu
DASH pajtohet me BE-në se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit, me projektligjin për juridiksion gjyqësor në Kosovë
Departamenti amerikan i Shtetit tha se pajtohet me Bashkimin Evropian se Serbia ka shkelur detyrimet …