Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se eksponentë të partisë në pushtet janë duke u munduar t’ia bëjë gjyqin publik ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi edhe pse ai ndodhet në burg. Ajo ka shkruar se Thaçi e ka bërë luftën për liri, derisa me Kushtetutë iu ka dhënë atë që duhet komuniteteve pakicë. Çitaku këto deklarime i ka bërë pas publikimit të një videoje nga Lëvizja Vetëvendosje, ku i ka akuzuar ish-qeveritarët, përfshirë edhe ish kryeministrin Hashim Thaçi për bashkëpunim me Serbinë. Hashim Thaçi është duke u përballur me betejën e tij të fundit në mbrojtje të luftës tonë për liri. Hashim Thaçi, përveç që ka pasur guxim me i hy luftës për liri, ka pasur guxim edhe të ndërtojë paqe. Andaj mundohen t’i bëjnë gjyqin publik edhe këtu, në një kohë kur ai nuk mund të përgjigjet. E di, ju dhemb. Ai është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni. Ju jeni vetëm të mjerë”, ka shkruar Vlora Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …