Nisi asfaltimi i rrethrrotullimit në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj, investim ky që me infrastrukturën përcjellëse rigjeneron gjithë zonën por që njëkohësisht është pjesë e paraprinë e punimeve në shtrirje masive në projektin për ndërtimin e nënkalimit për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni Policor, vepër kjo që i jep dimension të ri zhvillimi gjithë Ferizajt.