Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë. Lajmin e ka konfirmuar sot kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, i cili ka bërë të ditur se greva ka nisur shkaku i mosekzekutimit të pagave të muajit qershor. Përveç për paga, ai ka potencuar se minatorët kanë edhe kërkesa të tjera, siç është pagesa e Trustit, përmirësimi i kushteve të këqija në minierë, etj. I pyetur se deri kur pritet të zgjasë greva, Januzi është shprehur se ajo nuk ka qenë e planifikuar./kosovapress/
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …