Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka folur për audio-incizimet e publikuara në medie lidhur me koordinimin në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe zyrtarit të lartë të Listës Serbe, Slavko Simiq. Humolli thotë se nuk ka qenë në dijeni për koordinim të Vetëvendosjes me Listën Serbe, por thotë se në rastin e Veteranëve, Lista Serbe ka votuar në mënyrë unike sikurse Vetëvendosja. Parapërgatitjet apo përgatitjet nuk çojnë shumë peshë, sesa veprimi, i cili ka qenë i dëmshëm për çështjen e Kosovës, i dëmshëm politik, edhe moral, por i dëmshëm edhe në aspektin social. Në të gjitha drejtimet e ka dëmtuar interesin kombëtar. Fatmir Humolli thotë se nuk ka qenë i befasuar nga vota e Listës Serbe, por është habitur me naivitetin e kolegëve të tij brenda Vetëvendosjes që janë ish-bashkëluftëtarë dhe ish-të burgosur politikë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …