Përfaqësuesi i OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se pas përgjimeve të fundit prokuroria duhet të nis hetime ndaj shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simic nga Lista Serbe. Në përgjime janë përmendur edhe veteranët e UÇK-së rreth përfshirjes apo jo të tyre në Ligjin për Pagën Minimale. Rezistenca e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, për ta mbrojtur një të drejtë të garantuar me ligj, ishte legjitime. Prandaj, vitin e kaluar kishim kontakte me grupe parlamentare në opozitë e edhe pakicave në pozitë (pos listës serbe), përmes të cilave kishim një lloj garancie se ligji që i heq veteranët nga paga minimale nuk do të kalojë. Sipas asaj që ne e dinim, qeveria e kishte të vetmen mundësi që të bashkëpunonte dhe të bashkërendonte votimin me listën serbe, e që për ne atëherë kjo ishte e pamoralshme dhe e pakuptueshme, por kjo gjë ka ndodhur atëherë, e që ne vazhdimisht e kemi thënë publikisht e që tash po dëshmohet edhe me përgjime. Pas përgjimeve, së paku prokuroria duhet që t’i intervistojë deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simic, se pse mbajnë kontakte me një të ndjekur nga shteti i Kosovës siç është Milan Radoiçiq, e t’iu ngritë aktakuzë për këtë, pasi që edhe mund ta dinë vendndodhjen e tij”, ka shkruar, Faton Klinaku
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …