Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në deklarimin e tij në Kuvend foli për përgjimin e Mimoza Kusarit me Slavko Simiqin. Pasi edhe emri i tij u përmend në këtë përgjim, Haxhiu tha se Albin Kurti i ka kërcënuar deputetët e partisë së tij të mos votojnë për trustin. “Kurti duhet të na tregojë se kujt po i shërben, a po i shërben Vuçiqit përmes Radojiçiqit. I mbani mend testet për Covid që i pranoi nga Serbia. Kosovën e çojë drejt izolimit e serbëve po ua mundëson autonominë në veri. Sot ai duhet të na tregoj për takimin në 17 janar në Binçe me serbët, me kënd është takuar dhe pse”, theksoi Haxhiu. Duke ironizuar me pyetjen e Kusari “kush është Bekim Haxhiu”, ai tha se është bashkëluftëtar i Adem Jasharit. “A e din ti kush është Bekim Haxhiu – është bashkëluftëtar i Hamëz e Adem Jasharit, i Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Luftëtar i lirisë. Sa herë na shani te armiku na bëni nder ju jeni tradhtarë dhe trushpërlarë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …