Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në seancën e sotme, situata shpërtheu pasi Ministrat e Qeverisë Kurti e sulmuan deputetin, Mërgim Lushtaku. Gashi ka thënë se ministrat në vazhdimësi janë sjellë dhunshëm ndaj deputetëve dhe se ai disa herë ka kërkuar që të merren masa ndaj tyre, me përjashtim nga seanca. Lidhur me momentin kur Lushtaku gjuaji me ujë kryeministrin Albin Kurti, Gashi ka thënë se kështu ka vepruar edhe vetë Kurti dikur. “Fatkeqësisht, situate e zhvillume paradite është një situatë shumë e randë. Por, realisht na këto situate i kemi pa edhe ma herët, por jo në atë shkallë. Degradoi situata kur ministrat e sulmuan deputetin se aktet e performancës me ujë na e kemi pa kryeministrin aktual tu i gjuajt krejt deputetët që janë këtu me ujë, me gaz e me sprej, kryministrin me ujë kërkush se ka sulmuar me shishe fytyrës. Pra Ministrat në vazhdimësi janë sjellë dhunshëm ndaj deputetëve, i kanë sha, i kanë ofenduar prej vendeve ku rrinin ulur. Kam kërkuar disa herë të merren masa ndaj minisitrave, duke i përjashtuar prej seancave, sepse Kuvendi është vendi i deputetëve. Nuk ka ndodh, fatkeqësisht sot e kemi pa këtë situatë”, tha Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …