Deputeti gjerman i Parlamentit Europian, Martin Sonneborn, ka reaguar pas dhunës së ushtruar të enjten në Kuvend të Kosovës. Sonneborn ka shpërndarë një video nga momenti i dhunës duke kujtuar se Bashkimi Europian e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët. Politikani satirik që e kundërshton qasjen e udhëheqësve të BE-së shkroi në Twitter se si në prill PE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dhe si vetëm rreth 3 muaj më pas në Kuvendin e Kosovës ka dhunë. “Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! shkroi Sonneborn në twitter.
Kontrolloni gjithashtu
ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%
Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …