Drejtori i Urbanizmit në komunën e Malishevës Avdi Morina, i shoqëruar nga drejtorët, Sylë Dukolli dhe Hafir Rexha, priten zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshikun. Drejtori i Urbanizmit Avdi Morina, njoftoi zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshikun, për projektet e Komunës së Malishevës me theks të veçantë, projektin e ”Parkut në Mirushë”, ai shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe u zotua për t’i përmbushur të gjitha obligimet që kërkohen nga MZHR-ja. Po ashtu edhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, kërkoi nga zëvendësministri, Ali Tafarshiku se si mund të aplikojmë në projektet e ministrisë tuaj me të cilat do të përfitojnë fermerët tanë. Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshikun, njoftoi drejtorët, Morina, Dukolli e Rexhaj, me mënyrat, format e aplikimit si dhe për llojet e projekteve, subvencionimin dhe granteve në investimet e OJQ-ve, Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme si dhe mbështetje për bizneset. Të dyja palët u pajtuan që të fillojnë me inicimin e projekteve sipas kritereve dhe procedurave të prokurimit.