leoni

Drejtori i DSHMS-së Dr. Kemajl Emini bashkë me delegatët e Odës së Mjekëve të Kosovës nga Regjioni i Ferizajt u pritën në takim nga Kryetari i OMK-së

Drejtori i DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini bashkë me delegatët e Odës së Mjekëve të Kosovës nga Regjioni i Ferizajt, Dr. Nazim Dauti – Spitali i Përgjithshëm dhe Dr. Xhevdet Haxhidema – QKMF Ferizaj u pritën sot në takim nga Kryetari i OMK-së, Dr.Pleurat Sejdiu. Në takim u diskutua për shumë çështje me rëndësi si: Organizimi i Simpoziumit për nder të 150 vjetorit të themelimit të Qytetit të Ferizajt, për të cilin dr.Kemajl Emini e falënderoj Kryetarin e OMK-së për mbështetjen financiare si dhe për akreditimin e simpoziumit nga ana e OMK. Në emër të Kryetarit të Ferizajt z.Agim Aliu, Drejtori Emini i ndau mirënjohje Kryetarit të OMK-së z.Pleurat Sejdiu. Drejtori i DSHMS-së e njoftoi Kryetarin e OMK se Simpoziumi me tema shkencore planifikohet të organizohet çdo vit në Ferizaj, me datë 15 Qershor, për nder të Ditës së Shëndetësisë Ferizajase. U diskutua edhe mundësia e dërgimit për trajnim jashtë vendit, për disa mjekë nga Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt. Në fund të takimit Kryetari i OMK e falënderoj Drejtorin e DSHMS dhe delegatët e OMK-së për vizitën dhe ju ofroj bashkëpunim edhe në të ardhmen. Gjithashtu Drejtori Kemajl Emini, takoi kryetaren e OIK-së Nexhmije Gori dhe ndau mirënjohje e falënderim për Odën e  Infermierëve të Kosovës për kontrubutin e dhënë në Javën e Shëndetësisë Ferizajase, me rastin e 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt me moto:

 ,, Me shnet 150 vjet”

,,Bashkë për Shëndetësinë që duam!”

May be an image of 5 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …