leoni

Nderohen dëshmorët dhe të rënët për lirinë e vendit

Me aktivitete të ndëryshme, Suhareka të hënën  ka festuar 13 Qershorin  – Ditën e çlirimit. Aktivitetet  kanë filluar me nderime dhe homazhe që janë bërë tek Parku i Dëshmorëve dhe te vendi  ku  ata kanë rënë për  lirinë e atdheut. Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj dhe delegacione të ndryshme kanë bërë homazhe dhe kanë takuar familjarë të dëshmorëve të cilëve ua kanë uruar Ditën e çlirimit.

Aktivitetet për Ditën e çlirimit kanë  vazhduar edhe në orët e pasditës. Një program festiv është shfaqet në sallen e sporteve 13 Qershori në Suharekë. Kryetari Asllanaj, ka përshendetur të pranishmit në koncert. Ndërsa pas Koncertit është shtruar një koktej për veteranet e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …