Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me takimet konsultative, këtë herë me profesorë universitarë e me diplomatë, me qëllim ndërtimin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me takimet konsultative, këtë herë me profesorë universitarë e me diplomatë, me qëllim ndërtimin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me takimet konsultative, këtë herë me profesorë universitarë e me diplomatë, me qëllim ndërtimin e masës kritike kundër pushtetit aktual të Albin Kurtit, për gjetjen e një “rruge të tretë” për ta bërë Kosovën vend normal, zhvillimor e euroatlantik. Në takimin e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, kreu i LDK-së ka folur edhe për dhunën e shpërfaqur në Kuvendin e Kosovës. “Një episod i errët i historisë parlamantare në vend; në një kohë kritike për Republikën dhe të ardhmen tonë si shtet. Dhuna nuk është mjet, nuk ishte as sot e nuk ishte as dje. Dhuna në Kuvendin e Kosovës është shëmti. Ajo shpërfytyron vetë demokracinë dhe kulturën politike për të cilën kemi nevojë si shoqëri”, ka thënë Abdixhiku. “LDK e refuzon këtë qasje si mjet. Siç dhe refuzon gjuhën polarizuese, përçarëse e nxitëse që është bërë tashmë standard i sjelljes së pushtetit. Dhe jemi krenarë për këtë. Duket se rruga e Kosovës është e humbur tashmë. Vendi ynë ka nevojë për një rrugë të re, të tretë. Një që na bën vend normal, zhvillimor e euroatlantik”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …