Dje në orët e pasdites deputetët e PDK-së e kanë liruar foltoren, pasi zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi largohet nga Kuvendi ndërsa Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vazhduar me leximin e pikave të rendit të ditës. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ishte pëfshirë në përleshjen fizike paradite, Pas tij ishte larguar edhe ministri Hekuran Murati. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se duke dalë zv.kryeministri Bislimi nga salla, u plotësua kërkesa e PDK-së dhe tani mund të vazhdojë puna në Kuvend. Kjo parti e sheh Bislimin si shkaktar i incidentit. Megjithatë, para kabinetit qeveritar vazhdojnë qëndruar dy fotografitë e Kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, me hundën e zgjatur. Qëkur vazhdoi seanca pasditen e djeshme, deputetët e PDK-së e kishin bllokuar foltoren e Kuvendit, pasi nuk pranuan propozimin e Konjufcës që të vazhdojë seanca plenare, duke u tejkaluar diskutimi që paradite çoi në sulmet fizike mes pjesëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve të PDK-së, e që kishte të bënte me audio incizimet e Kusarit me Slavko Simiqin e Listës Serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …