Bashkëpunim i mirë ndemjet komunës së Mitrovicës dhe MAPL

Realizimi i Planit gjithëpërfshirës të Monitorimit të Komunave për vitin 2016, përkatësisht i planit që ka të bëjë me komunën e Mitrovicës, ka qenë temë e bisedës ndërmjet zyrtarëve komunal të Mitrovicës, në krye me nënkryetarin Safet Kamberi dhe drejtorin e Administratës së Përgjithshme, Avdullah Bejtullahu dhe Ekipit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në përbërje, Gëzim Sahiti, Luljeta Ibishi, Ardita Latifi dhe Sibel Gutiqi.

Në takim ishin të pranishëm edhe sekretari i Kryesisë së Kuvendit të Komunës, zyrtari për transparencë komunale, zyrtarin përgjegjës për bashkëpunim ndër-komunal, zyrtari për të drejtat e njeriut dhe zyrtari për integrime evropiane.

Në fokus të monitorimit të MAPL-së ishin këto pika: funksionimi i organeve të komunës në zbatimin e legjislacionit-rishqyrtimit të akteve të kundërligjshme; menaxhimi i pronës komunale, transparenca komunale, integrimet evropiane, bashkëpunimi ndërkomunal dhe bashkëpunimi komunal ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut.

Nënkryetari Kamberi përshëndeti punën që po bënë ekipi monitorues i MAPL, duke u shpreh se kjo do të ndikoj në përmirësimin e gjendjes në këta sektorë, në të cilët tha se janë shënuar rezultate të kënaqshme që janë vlerësuar edhe nga institucionet vendore e ndërkombëtare.

Në vazhdim, udhëheqësit e sektorëve kanë raportuar në detaje për punën në sektorët e tyre, duke ju përgjigjur të gjitha pyetjeve që shtroheshin nga anëtarët e ekipit monitorues.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …