Smajl Latifi: A nuk po ia bëni argatin Serbisë duke u koordinuar me Simiqin e Radojqiqin, e jo me ShBA e BE?

Koordinim po, por jo me ndërkombëtarët. Urrejtje po, por jo ndaj grupeve kriminale në veri. Interesim po, por jo për të mirën e qytetarëve.
Të humbur e të izoluar, siç kanë qenë e vazhdojnë të jenë, mashtrues e linçues, që deri dje nuk lanë kë pa e njollosur, duke iu referuar me terma të llojllojshëm, herë tradhëtarë e herë argatë të Serbisë, herë mashtrues e herë hajna, po del të jenë vetë ashtu. Urrejnë kundërshtarët politikë e në anën tjetër interesohen pse Radojqiq është në Listën e Zezë.
A s’është tradhëti ndaj votuesit mbajtja e raporteve të tilla e bashkëpunimi me njerëz të kërkuar për krime në Kosovë? A nuk po ia bëni argatin Serbisë duke u koordinuar me Simiqin e Radojqiqin, e jo me ShBA e BE? A nuk është mashtrim kur thoni që qeveria është më e mirë se të gjitha qeveritë e mëparshme, e në anën tjetër po izolohemi e po sanksionohemi nga ndërkombëtarët?
Përpos përgjigjeve të këtyre pyetjeve, do të doja shumë ta dija edhe diskutimin për “strujën” në veri, se mos po na del Martin Berishaj edhe aty.
MARRE!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …