Eman Rrahmani: Unë e kam pasur qëndrimin tim, Mimoza Kusari i takon një subjekti tjetër politik, ajo nuk më përfaqëson mua

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka folur në lidhje me incizimet e bisedës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq. Ai në lidhje me këtë tha se Kusari-Lila vjen nga një subjekt tjetër politik dhe u shpreh se nuk ndihet i përfaqësuar nga ajo. “Unë e kam pasur qëndrimin tim që Mimoza Kusari vjen prej një subjekt tjetër politik, nuk më përfaqëson mua, përfaqësimi im si deputet në Kuvend bëhet nga unë si deputet, si përfaqësues direkt në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nuk e ndjejë vetën të përfaqësuar nga një deputetet apo një deputet tjetër cilido qoftë ai”, është shprehur ai. Më tutje, Rrahmani tha se ky vlerësim i tij ka qenë publik edhe para se të ndodhë publikimi i incizimeve. “Ky vlerësim imi ka qenë publik edhe para se të ndodhin këto përgjime, kështu që edhe tani nuk është se kam ndonjë ndryshim, për shkak se kam deklaruar rreth përfaqësimit edhe para se të ndodhin këto përgjime”, shprehu bindjen ai.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …