Sot në seancën gjyqësore të Gjykatës Speciale kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është pranuar si provë materiale video dhe transkripti i intervistës së Rrustem Mustafës- Remit, dhënë për BBC-në për kohën e Konferencës së Rambujesë. Fillimisht mbrojtja e Thaçit, avokati Luka Mishetiq ka kërkuar të lëshohet një intervistë që dëshmitari Mustafa e kishte dhënë pas luftës, në lidhje me kohën e Rambujesë. Në video dëshmitari Rrustem Mustafa dëgjohej të thoshte se unë kam qenë për shkuarjen në Rambuje, jo për nënshkrim, por vetëm për t’ i paraqitur kërkesat tona. Ai kishte thënë se shumica e komandantëve nuk kishin mundur të shkonin për shkak se ka qenë luftë. Gjithashtu, Mustafa dëgjohej të thoshte se i kanë thirrur në telefon të gjithë anëtarët e grupit dhe se i kanë kërcënuar se nuk guxojnë të nënshkruajnë dhe se nëse e bëjnë atë, nuk guxojnë të kthehen në Kosovë. Ai tha se Thaçi ishte shef i delegacionit të Rambujesë dhe se ka bërë gjithçka për t’i bindur, një nga një, duke i siguruar se po kontakton me njerëzit më të fuqishëm. Unë kam qenë skeptik derisa ka filluar bombardimi i NATO-së”, ka thënë mes tjerash, dëshmitari, Rrustem Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …