Ambasadori i Britanisë së Madhe, në Prishtinë, Nicholas Abbott, ka deklaruar se veprimi i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës, më 26 maj të këtij viti, lidhur me vendosjen e kryetarëve të komunave të veriut me forcë në zyrat e tyre, ka ndryshuar parametrat e çështjes së sigurisë dhe ka vështirësuar gjërat. Ky veprim nuk do të thotë domosdoshmërisht që Kosova dhe Qeveria e saj janë faktor destabilizues në rajon, por shton se veprimi i njëanshëm me kryetarët e komunave është sigurisht një veprim destabilizues sa i përket raporteve brenda komunitetit. Abbott ka thënë se ende diplomatët ndërkombëtarë po hamendësojnë se përse Qeverisë së Kosovës i duheshin veprim të tilla, të cilat kërkojnë kohë të konsiderueshme për zgjidhjen e krizës në veri. Albin Kurti ka qenë në Londër dhe Ministri i Jashtëm ka qenë shumë i qartë duke kërkuar nga Kurti dhe Qeveria e tij se presin shtendosjes e rrethanave të sigurisë. Ai tutje ka thënë se s’është e domosdoshme që kryetarët të punojnë nga ndërtesat e nevojshme dhe sipas tij më e rëndësishmja është që njësitet speciale të Policisë së Kosovës s’kanë asnjë rol në zona e banuara dhe sipas tij s’duhet përdoren si polici e rregullt. Forcat speciale policore jo vetëm që duhet të reduktohen, por duhet të largohen në tërësi nga Veriu, ka saktësuar ambasadori anglez në Kosovë, Nicholas Abbott.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …