Fatmir Graiqevci

Fatmir Graiçevci: Arsyetimi i sofistëve dhe i avokatëve të Qeverisë Kurti është tipik makiavelist!

Pas dhunës së manifestuar në Kuvend, armata e sofistëve dhe avokatëve të Qeverisë Kurti arsyetohen se dhuna e Vetëvendosjes ishte e arsyeshme ndërsa e partive të sotme opozitare është e paarsyeshme (!).

Përse!?

Sepse sipas tyre, Vetëvendosja ka pasur kauza të mëdha dhe se kjo madhështi e kauzës arsyeton mjetet e dhunshme te tyre ndërsa partitë e sotme opozitare nuk kanë kauza prandaj edhe mjetet e dhunës së tyre nuk arsyetohen dot.

A nuk arsyetonte kështu edhe Nikolla Makiavelli në librin e tij, “Sundimtari ” kur shkruante se qëllimi arsyeton mjetin. Ai lejonte që të përdorej çdo mjet, nëse përdorimi i tyre e mundësonte arritjen e qëllimit. Dhe Vetëvendosja e bëri ketë ama ajo bëri më shumë se kaq sepse pas ardhjes në pushtet, ajo braktisi kauzat e saj, bashkimin kombëtar, ndërprerjen e negociatave me Serbinë derisa ajo të kërkoj falje për krimet dhe t’i kthen trupat e pajetë të rreth 1 mijë e 600 shqiptarëve të rrëmbyer, të vrarë e të masakruar gjatë luftës, masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, e shumë kauza tjera.

Mbase është gabim të thuhet se partia Vetëvendosje i ka braktisur këto kauza sepse nga politik bërja e saj, këto nuk kanë qenë asnjëherë qëllime të saj në vete por mjete për të ardhur në pushtet. Dhe për ta marrë pushtetin, gjëja më e vogël që kanë bërë ka qenë hedhja e ujit ndaj rivalëve politik por kjo nuk ju ka mjaftuar.

Eksponentë dhe militant të partisë Vetëvendosje, gjatë luftës së tyre për pushtet, kundër rivaleve politikë kanë gjuajtur edhe mjete që shkaktojnë lëndime serioze, shishe të xhamit, vezë, gaz lotsjellës,…ndërsa kundër policisë që ruanin objektet të mos ju vihej zjarri nga militantët e Vetëvendosjes janë gjuajtur edhe gurë e kubëza betoni, duke i përgjakur shumë herë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilën kryeministri Kurti, tani që është në maje të pushtetit e quan pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërsa vite me parë, pjesëtarët të po kësaj policie i quante majmunë!

Ky kryeministër manipulues e hipokrit ndryshon vlerësimin për policinë varësisht se a i sheh si mjete për mbajtjen e pushtetit, me ç’rast i lavdëron, apo si pengësë për marrjen e pushtetit – dhe i etiketon majmun!!!

Fundja fundit të tillë janë sofistët, për t i paraqitur gjërat ashtu sikur ju leverdisë atyre e nëse del ndonjë Sokrat dhe i demaskon qëllimet e tyre djallëzore, këta e ndëshkojnë, etiketojnë me qëllim të mbytjes së zërit të tyre demaskues me qëllim që të dominoj vetëm dogma e shefit te tyre!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …