Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i lidhi protestën e veteranëve sot dhe përgjimet e publikuara mes shefes së GP të Vetëvendjes, Mimoza Kusari-Lila me nënkryetarin e Listës Srpska, Sllavko Simiq, me “luftën hibride” të presidentit serb Vuçiq kundër Kosovës. Haradinaj i është drejtuar me një thirrje kryeministrit Kurti për t’i tërhequr sejmenët e tij dhe t i lejojë qytetarët të protestojnë. Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta për vete, protestat e demonstratat, mos provo t’ua ndalosh të tjerëve. Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po di si ta qeverisësh vendin, por po mundohesh ta sundosh atë”. Unë jam me të gjithë ata që protestojnë sot në sheshet e Prishtinës!”, ka shkruar, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …