Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me protestën e thirrur për sot, i cili ka thënë se është e çuditshme se si po thirret një protestë në të njëjtën ditë kur ka protesta edhe në Serbi. Abdixhiku i ka quajtur të pamatura dhe nxitëse deklaratat e ministrit. Deklaratë e pamatur, nxitëse e ofenduese e Ministrit të Punëve të Brendshme. Etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i luftëtarëve – edhe nëse s’pajtohemi me ta – është nivel i ri i ulët i politikëbërjes nga Qeveria. Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë. Kjo gjuhë, e dhënë tani, kërkon përplasje. Kërkon dhunë e kërkon krizë. Duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Lumir Abdixhikut.