leoni

Avni Ajeti: Të drejtat s' po na mohohen nga regjimi i huaj, por nga Qeveria e Shtetit, për të cilin kemi dhënë gjithçka që kishim

Avni Ajeti: Të drejtat s’ po na mohohen nga regjimi i huaj, por nga Qeveria e Shtetit, për të cilin kemi dhënë gjithçka që kishim

Para  protestuesve, sot në qendër të  Prishtinës foli edhe veterani i UÇK-së, Avni Ajeti. Ai tha  se veteranët nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, se kurrë nuk  do të zmbrapsen, derisa  t’ i realizojnë ato. Ai kritikoi rëndë deputetët që cilët në Kuvendin e Kosovës votuan ligjin për anashkalimin e veteranëve nga paga minimale.  Ish-pjesëtari i UÇK-së, Avni Ajeti, duke folur para protestuesve të mbledhur në Prishtinë, tha se për veteranët e UÇK-së ende po pyeten kriminelët serbë. Kushdo do të kishte menduar sot se 25 vjet pas luftës do të dilnim këtu për të kërkuar liri dhe të drejtat tona. Sot, ato nuk po na mohohen nga një regjim i tmerrshëm si i Millosheviqit, por nga qeveria e shtetit, për të cilin kemi dhënë gjithçka që kishim tonën”, tha Ajeti. Dita paska ardhë – Sot jemi këtu para Qeverisë së Kosovës së pavarur që e kemi çliruar me gjak e sakrificë, e ne të cilën, për veteranet e UCK hala po pyeten kriminalët serbë, që na rrahine vrasin policët në veri. Kjo nuk na ka zënë në befasi. Sulmet e befasishme të armikut i kemi kthyer në kundërsulme. Prandaj sot jemi këtu, që me fjalën e lirë t’i japim përgjigje këtij trajtimi të padinjiteteshëm që po i prek kufijtë e tradhtisë”, ka shtuar ai. Para fillimit të protestave hyrja në ambientet para Ndërtesë së Qeverisë ishte  bllokuar me rrethoja hekuri, derisa përveç policisë së rregullt, brenda oborrit gjenden edhe pjesëtar të Njësive Speciale. Protesta ka përfunduar e qetë ndërkohë që veteranët kanë paralajmëruar jo vetëm protesta por edhe aksione të tjera deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …