Filluan punimet në asfaltimin e segmentit të rrugës nga rrethrrotullimi në Isniq të komunës së Deçanit deri tek stadiumi i qytetit, në kuadër të investimeve kapitale të mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve në Komunën e Deçanit. Rrugë kjo e rëndësishme në lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve, e sidomos të sportistëve që zhvillojnë aktivitetet në stadiumin e qytetit të Deçanit.