Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi konsideron se problemi kryesor në Maqedoni nuk është kriza mes partive sllavo-maqedonase, por çështjet e pazgjidhura të shqiptarëve. Gjatë një iftari të shtruar në Tetovë, ai ka thënë se shqiptarët në këtë shtet nuk kanë të drejta, kurse në aspektin ekonomik janë të diskriminuar. “Problemi kryesor në Maqedoni nuk është kriza politike virtuale mes disa grupacioneve maqedonasve, por kriza e vërtetë politike dhe etnike që maqedonasit vazhdojnë me kokëfortësi, shpeshherë edhe me hile duke e bindur bashkësinë ndërkombëtare në segmente të caktuara, t’i shkelë të drejtat e një populli që pretendon se është 40 për qind në Maqedoni”, ka deklaruar Menduh Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …