Në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, në Galerinë e Arteve në Ferizaj është prezantuar veprimtaria krijuese e gazetarit Rexhep Rifati. Në takimin e organizuar nga DKRS dhe Klubi letrar “De Rada” për veprat e Rexhep Rifatit folën: Prof. Dr. Isak Shema, Prof. Hazir Mehmeti, Arsim Hamiti, Shukrije Ramadani dhe Hanumshahe Ilazi. Ndërsa me dy pika muzikore u interpretuan nga Shpend Hysaj dhe Driton Gashi. Sabri Pajiziti në emër të DKRS-së i dhuroi mirënjohje Rifatit për kontributin e dhënë në gazetarinë dhe kulturën ferizajase.