Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, doktor, Ilir Kurtishi ka shfaqur shqetësimin për mundësinë e rritjes së numrit të rasteve me kancer. Ai ka theksuar se një numër tejet i vogël i pacientëve të paraqitur e trajtuar në këtë klinikë janë drejtuar për jashtë vendit në pamundësi të gjetjes së trajtimit adekuat në Kosovë. “Deri në fund të vitit në bazë të trendit të sëmundjeve malinje ky numër mund të kap shifrën e 2000 personave të rinj të sëmurë me kancer në Kosovë” ka shfaqur brengën e tij dr. Ilir Kurtishi, gjatë intervistës për Ekonomia Online. Ai ka shtuar më tutje se fatmirësisht nuk ka pasur braktisje të Klinikës së Onkologjisë nga mjekët, ashtu sikur ka pasur në klinika të tjera. Doktor Ilir Kurtishi ka shtuar më tutje se Klinika e Onkologjisë është duke shtuar kapacitetet e saj nëpërmjet shtimit të numrit të specializantëve të kësaj fushe ndërsa në të ardhmen planifikojnë që shërbime të ofrojnë edhe në qendrat e mëdha të Kosovës dhe se është duke u punuar në këtë drejtim.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …