leoni

Albin Kurti

Hasani: Kryeministri Kurti u mashtrua nga këshilltarët e tij për Marrëveshjen e Ohrit

Eksperti i fushës së drejtësisë, Enver Hasani ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti është mashtrua nga këshilltarët e tij për Marrëveshjen e Ohrit. Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë për Radion Evropa e Lirë se këshilltarët e jashtëm dhe të brendshëm të kryeministrit Kurti e kanë mashtruar atë duke i thënë se nëse nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, Kosova mund të zhbëhet si shtet dhe se çnjohjet dhe izolimi do të niste. Më pastaj ata nisën t’i thonë se “nuk është fer që vetëm palës kosovare t’i kërkohet zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, në rend të parë formimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”. Eksperti, Enver Hasani ka konstatuar më tutje se me Marrëveshjen e Ohrit, , kryeministri, Albin Kurti e hoqi çështjen e njohjes së Kosovës nga agjenda e dialogut me Serbinë. “Kur e kuptoi të gjithën këtë, ai nisi të menaxhojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke krijuar kriza me qëndrime radikale, më pastaj duke e kontrolluar, dhe më pastaj duke u zmbrapsur. Arsyeja kryesore se pse Kurti nisi të shkaktojë probleme pas Marrëveshjes së Ohrit, është se ai pa që jo vetëm që u pajtua të legalizojë të gjitha marrëveshjet e kaluara me Serbinë, por edhe shtoi elemente të reja, siç është karakteri i autonomisë serbe në Kosovë. Dhe kjo është autonomi në kuptimin e plotë të fjalës” ka theksuar ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …