leoni

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Disa medie dhe portale më shumë raportojnë për “Rita Orat, Dua Lipat…” sesa për gjykimin e krerëve të UÇK-së, në Hagë

Disa medie dhe portale në Kosovës, veçmas ato të Shqipërisë,  më shumë raportojnë për jetën personale dhe veshjet e përditshme të Rita Orës, Dua Lipës dhe sojit të tyre,  sesa raportojnë për gjykimin e krerëve të UÇK-së, në Hagë. Mjerisht në këto “lajme” dhe foto lakuriqe nuk ngelin prapa as disa medie që vetë deklarohen si më të guximshmet, më patriotiket, më të lexuarat, më të vërtetat e tutje tëhu. Është poshtëruese për stafin e këtyre medieve që merren me veshjet e brendshme, pozat intime, fjalitë lakadredhe të këtyre piliherdheve që nuk mund e flasin as edhe një fjali në gjuhën shqipe pa i bërë disa gabime. Kjo nuk tregon vetëm mosnjohje dhe mos kokëçarje për gjuhën e tyre,  por tregon edhe nivelin e ulët të inteligjencies, arsimimit, emancipimit. Për qëllime përfitime me reklama gjysmë lakuriqe ato janë kufizuar vetëm në paraqitjen dhe ekspozimin sa më amoral të pjesëve të trupit. Kur bisedon me këta “burra, redaktorë e drejtues”  dhe i pyet përse bëjnë kështu, ata arsyetohen se kështu po e kërkon publiku, pa e hulumtuar atë, pa dhënë as edhe një statistikë, pa  prezantuar asnjë hulumtim të opinionit.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: Kurthi 3, qeveri me një përbërje të fragmentuar e të varur nga votat e minoriteteve

Analisti politik Behxhet Shala ka kritikuar ashpër përpjekjet për formimin e qeverisë së re nga …