Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po i konsiderojnë si të pa vërteta deklarimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, se tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale. Sipas tyre ai duke u munduar që ta paraqes vetën dhe Qeverinë si më të suksesshme, me këtë raport ka treguar se janë Qeveri me e dobët se e para shtatë viteve. Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se ministri Murati, është munduar që tre mujorin e dytë të këtij viti ta paraqes si të suksesshëm, duke mos e krahasuar edhe tre mujorin e parë, ku sipas tij, nëse krahasohet gjashtë mujori i parë me vitet e kaluara janë më të larta se këtë vit. Kurse deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se në vend ka ngecje edhe sa i përket investimeve të huaja. Sipas saj, Qeveria është duke mashtruar me shifra dhe me rritje ekonomike.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …