‘Respekto pyjet – Jeto me frymën e tyre!’

Në një botë ku nuk ka asgjë më të rëndësishme se ambienti i gjelbër, gjatë këtyre ditëve, nxënësit e shkollave të Ferizajt dhe të komunës partnere të Çairit nga Maqedonia e Veriut u bënë bashkë për të ndërtuar mesazhe, si pjesë e fushatës për vetëdijesimin dhe sensibilizimin e të rinjve për mbrojtjen e ambientit të përbashkët në të dy zonat e intervenimit të projektit CBCEcoKid. Ky projekt implementohet nga komuna e Ferizajt, në partneritet me komunën e Çairit dhe OJQ ‘Business Support Center Kosova – BSCK’ dhe është i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit për bashkëpunim kufitar midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë me ueb-faqe të re

Komuna e Vitisë, gjegjësishtë Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, njofton të gjithë qytetarët …