Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë, përmes llogarisë aktive brenda apo jashtë Kosovës. Sipas tij, në këtë mënyrë do të forcohej ushtria e Kosovës. Ai ka shkruar se ushtria e vendit po konsolidohet në vazhdimësi përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake. “Ushtria jonë përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi. Që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të sigurt, të gjithë ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit”, ka shkruar Mehaj. Ai gjithashtu ka publikuar mënyrën alternative për të kontribuuar, duke shfaqur fotografinë e faqes që i dedikohet Fondit të Sigurisë në eKosova. Të dielën, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqi
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …