Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt

Nën udhëheqjen e Bekim Azizit, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, sot u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Kryesuesi Azizi bëri me dije se që nga mbledhja e kaluar e Kuvendit Komunal të Vitisë,  janë shqyrtuar të ligjshëm nga niveli qendror vetëm dy vendime. Megjithatë gjatë këtij takim u shqyrtuan dhe votuan disa pika të rendit të ditës por edhe u dhanë dy informata. Pika që morri vëmendjen më të madh të anëtarëve të KPF-së, ishte dokumenti financiar, Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Qershor 2023, ku anëtarët e KPF-së kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime të realizuar gjatë kësaj periudhe. Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u votuan edhe këto pika:

– Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik i projekt planit të punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024.

 – Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të draft rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2024.

Të gjitha pikat e parapara për votim kaluan me votat e shumicës dhe pritet që ato të shkojnë për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Vitisë. Ndërkaq në këtë takim u dhanë edhe dy informata si: Informata për kontratat e nënshkruara për gjashtë mujorin e parë të këtij viti por edhe informata për përfundimin e procesit mësimor për vitin 2022/2023. Vlen të përmendët që në fillim të takimit anëtarët e KPF-së ngritën edhe disa çështje të përgjithshme si, pastrimin e rrugëve nga barojat, dezinfektimin e hapësirave publike, përfundimin e objektit të ri shkollor në Pozheran , largimin e disa deponive ilegale të mbeturinave, ri funksionalizimi i ndriçimeve publike dhe eliminimin e disa problemeve me rrjetin e ujërave të zeza dhe të tjera. Përndryshe kryesisht pyetjeve të anëtarëve ju është përgjigjur zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …