leoni

Pacolli

Behgjet Pacolli: Mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Procesit të Berlinit në Tiranë, e gëzon shumë Serbinë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Procesit të Berlinit në Tiranë, e ‘gëzon shumë Serbinë’. “Mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, pa marrë parasysh faji i kujt është, që tani kryesohet nga Shqipëria është lajmi më i keq që mundet me i ndodh Kosovës. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pas parasysh se Serbia gjithmonë ka qene refuzuese ndaj pjesëmarrjes së Kosovës. Mospjesëmarrja e Kosovës e gëzon shumë Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së qeverisë dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye, ka shkruar Pacolli, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur

Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …