Udhëhequr nga anëtarja më e vjetër e komitetit, znj. Shqipe Kryeziu, sot, është mbajtur mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u proceduan këto pika:
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave Komunale në Vrajakë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës në Vrajakë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave komunale në Xërxë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës në Xërxë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e memorandumit të mirëkuptimit për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të Strehimores “Shtëpia e Sigurt”;
-
Shqyrtimi i Raportit Financiar janar – qershor 2023;
-
Shqyrtimi i Raportit të ZKA-së, për vitin 2022;
-
Shqyrtimi i Raportit nga Drejtoria e Arsimit rreth përfundimit të vitit mësimor 2022/2023;
-
Shqyrtimi i Informatës nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural;
-
Shqyrtimi i Informatës nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;
-
Shqyrtimi i Informatës mbi realizimin e Planit për Mirëmbajtjen e Hapësirave të Hapura Publike në komunën e Rahovecit;
-
Shqyrtimi i Informatës mbi realizimin e Planit të punës së Zyrës së Prokurimit, janar – qershor 2023;
-
Të ndryshme.
Në mbledhje e sotme ishin 3 pika shtesë, të njëjtat u votuan unanimisht për t’u proceduar për në mbledhjen e rregullt të kuvendit:
-
Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.408, i datës 28.12.2022 për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.263, i datës 25.01.2022 për themelimin e KPF-së;
-
2. Vendim për plotësim-ndryshimin e vendimit 01 Nr.265, i datës 25.01.2022 për themelimin e KKSB-së;
-
3. Vendim për plotësim-ndryshimin e vendimit 01Nr.326, i datës 31.05.2022 për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale.