Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të përsërisin thirrjet për shtensionim të situatës në veri. SHBA sërish i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e dialogut. Në një konferencë për media zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka përsëritur se “Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje të dyja palëve të ndërmarrin hapa për të de-përshkallëzuar situatën dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”. Kujtojmë se po sot, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të raportojë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …