Agjencia e Menaxhimit Emergjent, iu është drejtuar qytetarëve me apel për aktivizëm në parandalimin e zjarrvënieve në pyje dhe hapësira tjera, publike dhe private. Sipas një komunikate për media, sezoni i verës karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura. Andaj, kjo agjenci ka apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë në shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë në numrat emergjent, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit kudo që ai mund të paraqitet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …