Ka filluar regjistrimi i nxënësve të klasave të 10-ta në Viti

Drejtoria e Arsimit në Viti, ka bërë të ditur se ka filluar sot me regjistrimin e nxënësve të klasave të 10-ta. Aktualisht kemi filluar sot regjistrimin e nxënësve në tri shkollat e mesme të komunës së Vitisë edhe atë në Gjimnazin Kuvendi i Lezhës”, Shkollën Teknike Profesionale “Jonuz Zejnullahu”, si dhe në shkollën mikse në Pozheran. Mbarëvajtja e procesit të regjistrimit është duke shkuar mirë dhe pa probleme në profilet që janë përcaktuar paraprakisht nxënësit, ka thënë drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, e cila së bashku me zyrtar të kësaj drejtorie, kanë vizituar shkollat për të parë nga afër këtë proces. Ajo bëri të ditur gjithashtu se regjistrimi për nxënësit e Gjimnazit Kuvendi i Lezhës” është duke u bërë në shkollën fillore “Dëshmorët e Vitisë”, për shkak se objekti i Gjimnazit është duke u rinovuar.

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …