Pas ekspozimit të dronëve, Bayraktar nga Albin Kurti reagon KFOR-i, ne e kemi autoritetin parësor për hapësirën ajrore të Kosovës

Afrim Veseli: Çështje e dronëve është politizuar aq shumë sa që i bëri dëm edhe FSK-së, me reagimin e KFOR-it

Ish-ushtaraku i FSK-së, Afrim Veseli në lidhje me dronët “Bayraktar” ka thënë se për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), është e rëndësishme të pajiset me armatime të tilla ajrore. “Kanë një rëndësi shumë të madhe duke pasur parasysh që FSK pajiset për herë të parë me pajisje të tilla ushtarake”, tha ish-ushtaraku, Afrim Veseli duke shtuar se sa  i përket ekspozimit të dronëve, lajmi i publikimit të blerjes së dronëve i bëri dëm FSK-së. Sipas tij, kjo çështje është politizuar aq shumë sa që i bën dëm edhe Mbrojtjes Nacionale të vendit. Ndër të tjera, ai theksoi edhe problemin e shfrytëzimit të hapësirës ajrore. Për çdo fluturim ushtarak duhet të koordinohemi me KFOR-in, apo me NATO-n. Afrim Veseli tha se nuk duhet keqpërdorur kjo arritje e FSK-së për përfitime politike duke përmendur edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti, duke i ekspozuar armët.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …