Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: Kosova nuk duhet të vuajë masat kufizuese të BE-së për gabimet e qeverisë aktuale, e cila nuk pasqyron vullnetin e popullit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka folur lidhur me vizitën e tij, që pati në Paris dhe në Bruksel. Krasniqi ka treguar se në Bruksel është takuar me emisarin, Mirosllav Lajçak ku kanë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në Kosovë, duke theksuar nevojën për shtendosjen  e  situatës në veri. PDK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në kthimin e rendit dhe normalitetit në katër komunat tona veriore. Memli Krasniqi ka zhvilluar takim edhe në Këshillin e BE-së ku është takuar me Simon Modue, këshilltar për politikë të jashtme i presidentes së Këshillit Evropian. Me z. Modue u fokusuam në procesin e integrimit të Kosovës në BE. Theksova se Kosova nuk duhet të vuajë masat kufizuese të BE-së për gabimet e qeverisë aktuale, qëndrimi egoist i së cilës nuk pasqyron vullnetin e popullit tonë. Memli Krasniqi i cili ishte i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri vizitën në Bruksel e përfunduan në partinë ALDE. Sa i përket takimeve në Paris, Krasniqi është pritur në senat ku ka zhvilluar takim me senatoren Laure Darkos nga Grupi i Miqësisë Francë-Ballkan Perëndimor. Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën në Kosovë dhe mbështetjen e Francës lodhur me tejkalimin e sfidave aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …