Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Gjeneral Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, po merr pjesë ne konferencën e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare, në Uashington DC. Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare (SPP) është një program i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes i menaxhuar nga Byroja e Gardave Kombëtare që lidhë Shtetet e Bashkuara me vendet partnere në të gjithë botën. Ky program ka për qëllim mbështetjen e objektivave të bashkëpunimit të sigurisë të komandave luftarake gjeografike me shtetet përkatëse nëpër botë. Aktualisht programi ka rreth 100 shtete partnere nga e gjithë bota, dhe Kosova ndër to, numëron një histori te veçante të suksesit te partneritetit me Gardën Kombëtare te Iowas. Gjeneral Jashari, bashkë me Gjeneral Majorin Stephen Osborn, Komandant i Gardës Kombëtare të Iowas dhe delegacionin nga Kosova, po marrin pjesë në ngjarjet në kuadër të konferencës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …