Deputetja britanike, Alicia Kearns thotë se ka pranuar kërcënime, pas deklaratës së saj, ku tregoi që Kisha Ortodokse Serbe po furnizohet me armatim nga Serbia, përmes auto-ambulancave. Në një intervistë për Radio Kosovën ajo thotë se nuk do të hesht nga kërcënimet që i ka bërë kryetari serb Aleksandër Vuçiq për nisjen e hetimeve ndaj saj. “Mendoj që kjo tregon shumë, kur president i një vendi ndjen nevojën për të kërcënuar një politikane të huaj, për ndarjen e informacioneve të shërbimeve të inteligjencës së atij vendi, i cili i ka ndarë ato informata me ushtrinë e tyre. Nuk do të hesht nga dikush që përpiqet të më frikësojë. Dhe mendoj se thotë gjithçka që ai ndjen nevojën për të kërcënuar politikanët e huaj”, ka thënë ajo. Kearns i quan të nxituara politikat e Shteteve të Bashkuara dhe Baskimit Evropian, për Kosovën , pas përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …