Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë të mbështes fermerët që merren me industrinë e qumështit.
Nga viti 2008 e deri më tani Ministria përmes granteve në mbështetje edhe të USAID-it ka ndarë rreth 40 milionë euro grante dhe subvencione për përpunuesit e qumështit.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i bujqësisë Vezir Januzi në tryezën e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës me temën “Sfidat e industrisë së qumështit në Kosovë”.
Ai po ashtu tha se Ministria është e fokusuar në subvencionimin e prodhimit të freskët të qumështit. Për këtë sektor, ketë vit, Ministria ka ndarë 10 milionë euro.
Kryetari i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës Ramadan Memaj ka thënë se subvencionet e shtetit nuk po e arrijnë qëllimin. Nga 1.5 milion euro sa ndahen në vit, vetëm 500 mijë euro përfitojnë qumështarët, pjesa tjetër mbetet pa u shfrytëzuar.
Problem tjetër ai ka paraqitur edhe importin e lartë të produkteve yndyre bimore që përdoret për përpunimin e qumështit.